Opozita në Prishtinë e shqetësuar se shumë biznese akoma s’kanë përfituar nga “Pako Emergjente”

Prishtinë | 16 Kor 2021 | 10:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë ditës së premte është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Politikë dhe Financa në komunën e Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Jeta Rafuna anëtare e Komisionit nga LDK-ja, ka pyetur për arsyen pse shumë biznese që sipas saj kanë mbetur pa i marrë paratë nga “Pako Emergjente Prishtina 2”.

Ndërsa kryesuesi i Komisionit Agim Kuleta iu ka përgjigjur asaj duke i thënë se kjo ka ndodhur për shkak të gabimeve që kanë bërë bizneset gjatë aplikimit.

“Çështja e kohës së pagesës është për shkak të gabimeve që ka pasur në aplikacione”, ka thënë ai.

Në anën tjetër anëtarja e Komisionit nga radhët e PSD-së, Vala Peshku është shprehur se nuk duhet gjithmonë faji për këto vonesa të iu lihet bizneseve.

“Nuk mundemi me i la bizneseve gjithmonë fajin”, ka thënë ajo.

Ndërsa gjatë mbledhjes Agim Gashi nga LDK-ja ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me pjesën e lagjes Qëndresa të kryeqytetit që nuk po arrijnë t’i marrin lejet për shkak se trualli hyn në truall, raporton EO.

“Kur shkon qytetari me marr lejen urbanizmi thotë se nuk mund të lëshohen lejet vetëm nëse bëheni dy komshinjtë bashkë”, ka thënë ai.

Të ngjashme