Opozita nuk e bën kuorumin, seanca shtyhet për nesër (Live)

Prishtinë | 05 Sht 2018 | 21:00 | Nga

Seanca e jashtëzakonshme e kërkuar nga opozita është shtyrë për t] enjten, në ora 10.

Ky vendim u mor nga kryeparlamentari Kadri Veseli, me kërkesë të nënkryetarit nga radhët e LDK-së,Kujtim Shala.

Paraprakisht Veseli ka kërkuar një koordinim të grupeve parlamentare, pasi ka pritur për rreth gjysmë ore të nisë mbledhjen e Kuvendit, por nuk është bërë kuorumi prej së paku 61 deputetët.

Përveç deputetëve të AAK-së e PDK-së, kanë munguar edhe disa nga deputetët e opozitës.

Të ngjashme