Opozita paralajmëron kundërshtim “të ashpër” të demarkacionit

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 15:57 | Nga

Dy partitë më të mëdha opozitare Lëvizja Vetëvendosje dhe AAK, kanë paralajmëruar kundërshtim të fuqishëm të projektligjit për demarkacionin në seancën e radhës në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se VV, do ta kundërshtojë fuqishëm nesër në Kuvend ligjin për demarkacionin.

Por që ai nuk ka bërë të ditur format e kundërshtimit të këtij projektligji për të cilin më herët është përdorur edhe gas lotsjellës.

“Qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje dihet sa i përket çështjes së demarkacionit. Marrëveshja për demarkacion është tash e dy vite duke u sill në zyrën e Kryeministrit e po ashtu tash e dy vite në nuk kemi ndryshuar qëndrim”, ka thënë Selimi.

Sipas tij ky qëndrim duket të jetë edhe tek dy subjektet tjera opozitare të cilat po asht kundërshtojnë projektligjin për demarkacionin.

“Sa i përket formave të kundërshtimit ne nuk do ti bëjmë publike për dy arsye, e para është që ne koordinohemi dhe shohim veprimet e pushtetit dhe e dyta është se për shkak se pushteti mund të marr masa për tu mbrojtur nga veprimet tona”, ka thënë Selimi.

Ndërkaq edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj në një prononcim për Indeksonline, ka thënë se sa i paralajmërimit të LDK-së dhe Kryeministrit Mustafa për të proceduar demarkacionin nesër në Kuvend është tentim i dështuar për të zgjatur mandatin.

“Mendoij që kryeministri po i numëron ditët e qeverisjes me gjitha të kqijat që i ka sjellë këtij vendi është rasti i fundit që zoti Mustafa tenton ta bëjë edhe një të keqe Kosovës, ta destabilizoj vendit për të ruajtur karrigen e tij. Prandaj ne i themi Isa Mustafës që të mos bëjë lojëra me qytetarët e vendit sepse nuk është tragjedi e botës që Mustafa dhe kjo qeveri të shkarkohet me votën e deputetëve dhe ti kthehemi sovranit dhe nuk e di pse insiston kaq shumë Kryeministri që të vazhdoj qeverisjen e vendit kur për këto tri vite nuk kemi parë asnjë rezultat që ka shkuar në forcim të shtetit të Kosovës në zhvill ekonomik për çka edhe kanë premtuar”, ka thënë Lekaj.

Lekaj është shprehur i bindur në qëndrimin e deputetëve të opozitës por edhe të pozitës, pjesës që kanë kundërshtuar ligjin për demarkacionin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme