Opozita s’ka harmonizim për rezolutën për ta rrëzuar Qeverinë

Prishtinë | 06 Dhj 2018 | 10:50 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se nuk kanë gjetur harmonizim, për rezolutën rreth dështimeve të koalicionit qeverisës për liberalizimin e vizave, e cila u propozua nga grupi parlamentar i LDK-së dhe VV-së.

“Dje kemi ftuar grupet parlamentare pasdite,  nuk jemi harmonizua për rezolutën qe e kemi propozuar ne dhe LVV dhe kërkoj ta hedhim në votim”, tha Hoti, raporton EO.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, deputetët do të shqyrtojnë për herë të parë Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

Për herë të parë do të shqyrtohen edhe tri projektligje të tjera:  Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social; Projektligji për produktet biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit.

Në vazhdim, do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për familjen.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me shqyrtimin e raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017, raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017, emërimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, në të cilën shqyrton për herë të parë Projektligjin mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019. Në rend dite janë dhe tri projektligje të tjera: Ndryshim-plotësimi i Ligjit për Këshillin Ekonomik-Social; Projektligji për Produktet Biocide dhe Projektligji për Odën e Arkitektëve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, December 6, 2018

 

Të ngjashme