Opozita synon votat e pushtetit për t’ia vendosur vijat e kuqe Thaçit

Prishtinë | 04 Sht 2018 | 08:00 | Nga

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Nismëtare e seancës është Lidhja Demokratike e Kosovës, mbështetur nga partitë e tjera opozitare-Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, shkruan Koha Ditore.

Në fund të debatit synohet të miratohet edhe një rezolutë nëpërmjet së cilës do t’i vihen vijat e kuqe presidentit në dialog me Serbinë, duka ia pamundësuar atij ta vërë në diskutim integritetin territorial të Kosovës.

Seanca është mbështetur edhe nga dy partitë në pushtet – AAK-ja e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Nisma, e cila udhëhiqet prej zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj. Madje Haradinaj ka thënë se do t’i japin mbështetje çdo nisme për mosndryshim të kufijve…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme