Opozita thotë se Vjosa Osmani u zgjodh në mënyrë të parregullt kryetare e Kuvendit

Prishtinë | 13 Shk 2020 | 11:30 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i GP të PDK-së, Bedri Hamza ka ngritur shqetësime në lidhje me zgjedhjen e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Hamza ka thënë se koha kur është ftuar mbledhja e kryesisë ka qenë kohë e shkurtër dhe se nuk janë njoftuar fare deputetët e opozitës.

“E keni përjashtuar opozitën me mosthirrje në mbledhjen e kryesisë. Prandaj e keni zgjedhur rrugën e gabuar dhe jeni zgjedhur me votat e Listës serbe. Zonja kryetare jeni e detyruara me respektuar ligjin. Të lutem ta respektosh ligjin dhe të jesh e barabartë me mua. Ne nuk kemi marrë ftesë për mbledhje të kryesisë dhe nuk kemi marrë ftesë në kohë dhe mënyrën e duhur për mbajtjen e seancës. E keni shkelur rregulloren e punës”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e Nismës Socialdemokrate Albulena Balaj-Halimi ka thënë se grupi parlamentar i saj nuk ka marrë ftesë fare për seancën e zgjedhjes së kryeparlamentares.

“Rrugës për në Prizren e kam parë lakminë se do të ketë seancë për zgjedhjen e kryetarit. Bedri Hamza duhet të jetë i lumtur që ka marrë ftesë në viber por ka grup parlamentar që s’ka marrë pjesë hiq”, ka thënë ajo.

Por me këto konstatime nuk u pajtua nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci e cila ka thënë se të gjithë deputetët kanë qenë në kuvend.

“Më lejoni që t’ju kujtoj se edhe në dy seancat plenare nuk ka pasur debat. Kështu që ne ju mirëpresim sërish në mbledhje të kryesisë. Besoj se do të sigurohemi se so të jemi në përputhje të ligjit. Në zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kryetare ju ka ardh zyrtarisht dhe kemi shkresa formale që tregon për të marrë pjesë në seance. E di se ka qenë kohë e shkurtër por të gjithë kemi qenë në Kuvend”, ka thënë ajo.

Të ngjashme