Organizata SKV proteston kundër Lumnije Thaçit prodekane, 7 të arrestuar (Foto)

Mitrovicë | 03 Mar 2018 | 18:07 | Nga

Lëvizja Studentore për Barazi – “Studim Kritikë Veprim” në Universitetin e Mitrovicës organizoi një aksion simbolik për të kundërshtuar, sikur thuhet, “vazhdën e rehatimit të familjarëve të pushtetarëve në institucionet publike”.

Kjo organizatë studentore e afërt me Vetëvendosjen konsideron se me zgjedhjen e gruas së presidentit Hashim Thaçi, Lumnije Thaçi, prodekane në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, vazhdohet shfrytëzimi i shtetit për të përfituar prona, e për të rehatuar familjarë.

Gjatë kohës sa aktivistët po vendosnin parullat me mbishkrimet “Lume-t na për PISA”, “Familja-Prona-Shteti-Lumnije Thaçi”. Policia e Kosovës ndërhyri me sprej lotësjellës ndaj aktivistëve duke i lënduar studentët Behar Hasani, Berna Ramaxhiku, Ilir Zeneli dhe Valton Peci, të cilët u shoqëruan në spitalin rajonal.

“Përveç sprejit Policia përdori edhe dhunë fizike ndaj aktivistëve duke i tërhequr zvarrë dhe dhunshëmm i arrestoi disa prej tyre”, thuhet në njoftimin dërguar medieve nga kjo organizatë.

Aktivistët e arrestuar janë:
Rejhan Fejza,
Dren Gashi,
Fatlum Murseli,
Shkëlqim Salihu,
Enis Shartari,
Arbër Zeneli dhe
Egzon Mehmeti.

SKV dënon dhunën e përdorur ndaj aktivistëve të tyre dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të studentëve të arrestuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme