OSBE, më 1999 në Reçak u masakruan 45 shqiptarë të pafajshëm

Prishtinë | 15 Jan 2020 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Misioni i OSBE-së në Kosovë, në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se më 15 janar 1999, 45 shqiptarë u masakruan.

OSBE ka theksuar se sot bashkohen për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në të Kosovën gjatë kësaj periudhe.

“Më 15 janar 1999, 45 shqiptarë të Kosovës u masakruan në Reçak. Ne bashkohemi për të nderuar kujtimin e jetëve të pafajshme që u morën në Reçak dhe në tërë Kosovën gjatë kësaj periudhe.
Ne shprehim thellësisht ngushëllimet tona për familjet e viktimave dhe mbetemi të përkushtuar ndaj parimeve të sundimit të ligjit, sigurisë publike dhe një të ardhme paqësore për të gjithë”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme