Osmani: Absurde si Serbia është në programin e NATO-s edhe pse nuk e ka synim anëtarësimin

Prishtinë | 09 Qer 2022 | 13:24 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komandantja Supreme, Vjosa Osmani është njoftuar për situatën e sigurisë dhe mbrojtjes së Kosovës, për zhvillimet në rajon, kapacitetet e Kosovës, planet strategjike, për partneritetin strategjik me shtetet mike e veçanërisht atë me SHBA-në, raporton Ekonomia Online.

Presidentja Osmani të enjten në shtabin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se synim i Kosovës është anëtarësimi i FSK-së në NATO.

“FSK-ja është në vlugun e punës për ‘Defender Europe 2023’ që do jenë ushtrimet më të mëdha dhe Kosova do jetë në mesin e shteteve mikpritëse ku do të bëhet validimi i FSK-së në nivel regjimenti. FSK-ja po i rrit kapacitetet operacionale dhe ndërvepruese me NATO-n, në këtë organizatë ku FSK-ja e ka vendin dhe ku po punojmë të gjithë që sa më parë të kemi anëtarësim në Komitetin për Paqe dhe më pas për anëtarësim të potë në NATO”, tha ajo.

Osmani u pyet nëse si komandante e forcës di të përdorë ndonjë armë, dhe u përgjigj se ajo vetëm përcakton politikat e mbrojtjes së shtetit.

“Presidentja, ka kompetenca të qarta kushtetuese për përcaktimin e politikave të mbrojtjes së Kosovës. Kapaciteti për të determinuar politikat mbrojtëse nuk është përcaktuar asnjëherë nga aftësia për të përdorur armën. Për të përdorur armët e kemi ushtrinë tonë”.

Kurse për programin “Partneriteti për Paqe” i NATO-s tha se po punojnë që Kosova të bëhet pjesë e aleancës sa më shpejt. E quajti absurde si Serbia janë në këtë program edhe pse nuk synojnë anëtarësimin në NATO.

“Jemi duke punuar me SHBA dhe të tjera të NATO-s që të binden edhe ato 4 shtete të NATO-s që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos na pengojnë. Po përballemi me situatë absurde ku shtete si Serbia apo Bjellorusia janë në PFP përkundër që janë antiNATO dhe nuk kanë synim për anëtarësim, kurse Kosova që e ka formuar shtetin me ndihmën e NATO-s akoma nuk e ka marrë një ftesë të tillë. Besoj se shtetet janë të bindura qe këto vendime duhet të shihen nga prizmi i sigurisë dhe nëse shihen nga ky Kosova e ka merituar moti të hyjë në NATO”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme