Osmani: Albright ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave

Prishtinë | 18 Tet 2019 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me shumë personalitete të jetës politike atje.

Osmani vizitën e fundit e ka realizuar me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.

“Nder i veçantë të përfundojë vizitën time në SHBA me një takim shumë të përzemërt me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeline Albright, e cila përveç që u shndërrua në shpëtimtaren tonë në kohët më të rënda, po ashtu ka frymëzuar shumë gra anekënd globit që mos të dorëzohen kurrë para sfidave që dalin përpara”, ka shkruar Osmani.

Ndër të tjera ajo është takuar edhe me kongresmenin Eliot Engel që është edhe kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme