Osmani bashkndjen me viktimat e Srebrenicës: 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin

Prishtinë | 11 Kor 2020 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Masakrën e Srebrenicës duke thënë se Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore.

Osmani thotë se edhe 25 vjet pas masakrës Serbia ende mohon krimin e bërë, njofton Klan Kosova

“Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat! Srebrenica, kurrë më”.

Statusi i plotë:

I shpallur në korrik të vitit 1995 “vend i sigurt”, nga OKB-ja, Srebrenica u shndërrua në vendin ku ndodhi gjenocidi i paparë në historinë më të re njerëzore. Ky vend u bë vendvarrezë për mbi 8 mijë burra e djem boshnjakë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb vetëm pse i takonin një etnie e religjioni tjetër.

25 vjet më pas Srebrenica ende thërret! 25 vjet më pas, Serbia ende mohon krimin.

Dhimbja për viktimat nuk ka përkatësi, ndaj sot bashkëndjejmë me familjet e viktimave. Nuk do të ketë asnjëherë paqe të qëndrueshme pa drejtësi për viktimat!

Srebrenica, kurrë më!

Të ngjashme