Osmani: Besnikërinë e kemi treguar me refuzimin e vaksinës ruse, BE-ja të mbajë fjalën për liberalizimin

Prishtinë | 22 Pri 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për medie me diplomatin gjerman Maas, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën dobëson ndikimin rus në Ballkan.

Ajo ka thënë se Kosova është e përkushtuar për partneritet me ShBA-në dhe BE-në dhe këtë e ka treguar edhe me refuzimin e vaksinës ruse, por ka thënë se BE-ja duhet të mbajë fjalën dhe të heq vizat për Kosovën.

“Për fat të keq, ndikimi rus në rajonin tonë vazhdon të jetë i mundur nëpërmjet Serbisë dhe është bërë në katër fronte kryesore, ekonomi, politikë, ushtarakisht  nëpërmjet furnizimeve ushtarake dhe kjo nëpërmjet vaksinave. Republika e Kosovës i ka qëndruar besnike orientimit strategjik pro-perëndimor. I ka qëndruar lojale SHBA-ve dhe BE-së duke mos pranuar vaksina nga Rusia. Nganjëherë duket se ndëshkohemi me një qasje të tillë, mirëpo qëndrojmë stoik në një qëndrim të tillë”, tha ajo.

Madje ajo tha se largimi i ndikimi rus lidhet edhe me fatin e Kosovës dhe përpjekjet e BE-së për rajonin.

“Edhe bashkëpunimi ynë sa i përket vaksinave është një bashkëpunim evropian. Sa më shumë që BE e përkrah rajonin tonë në procesin e integrimit, aq më shumë do ta largojë ndikimin rus në rajon. Prandaj është e rëndësishme që BE-ja ta mbajë fjalën në liberalizimin e vizave dhe Gjermania të ketë një rol në këtë rast. Shpresojmë shumë që Gjermania të na ndihmojë në ato shtetet të cilat kanë dyshime për liberalizimin e vizave, mirëpo edhe në integrimin evropian”, tha Osmani.

Të ngjashme