Osmani dhe Abbott dakordohen që pozitat udhëheqëse t’i marrin ata që e meritojnë

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 12:37 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, deklaroi se përmes këtij memorandumi do të rritet transparenca e udhëheqësve nëpër borde e agjenci.

E që kjo sipas saj, do të ketë efektin e vet zinxhiror.

“Memorandumi është vullnet i dyanshëm. përmes kësaj synojmë të rrisim transparencën në zgjedhjen e personave të udhëheqjes në borde dhe pozita të lartë. vlerësime se do të ketë efekt zinxhiror”.

“Janë të përfshira 10 borde. Puna e kompanisë do të varet nga gjendja e pandemisë. Do ta sigurohemi që këta ekspert të jenë prezent. Profesionistët ta marrin votën e deputetëve”, u shpreh Osmani.

Ambasadori britanik, Nicholas Abott, deklaroi se rekrutimi ka nevojë për përmirësim në Kosovë.

Andaj ai kërkoi që kjo të bëhet nga institucionet e vendit, sepse tha ai se kjo nuk mund të bëhet nga jashtë.

Ambasadori potencoi se Britania  e Madhe do të reagoi në çdo kohë kur sheh raste të korrupsionit, raporton EO.

“Me kënaqësi të veçantë nënshkruajmë marrëveshje e mirëkuptimit për mbështetjen e Britanisë më Kosovën për rekrutim. E cila ka nevojë për përmirësim të mëtejmë. Kjo mund të zgjidhet me vullnet politik e jo nga jashtë. Kjo nuk është një ndërmarrje e lehtë por parakusht për zhvillimin”.

“Suksesi i projekti donte jetë sukses për Kosovën, por emërimet jo tw duhura do të jenë dështimet e saj. Do të reagojmë në raste të tilla sepse është e dëmshme me Kosovën dhe miqtë. Uroj të mos kemi raste të tilla. Korrupsioni nuk luftohet vetëm një ditë”, tha ai.

Të ngjashme