Osmani dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, diskutuan për zgjedhjet e 14 shkurtit

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Presidentja, Vjosa Osmani Sadriu priti sot në një takim ambasadorin e Austrisë̈ në Kosovë, Christoph Weidinger. Palët biseduan për zhvillimet e fundit në vend si në rrafshin e pandemisë̈ e po ashtu edhe për zgjedhjet që do të mbahen së shpejti.

Në takim u diskutua për rëndësinë që kanë zgjedhjet dhe për nevojën për të garantuar një proces demokratik dhe transparent.

Në takim u vunë  në pah raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë̈, duke konfirmuar përkushtimin e të dy shteteve për avancimin e këtyre raporteve.

Të dy palët potencuan rëndësinë e kujdesit nga Covid-19, ngase zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen në kohë pandemie.

Të ngjashme