Osmani dhe Begaj zotohen për bashkëpunim me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot një telefonatë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, me ç’rast Presidenti Begaj mbështeti vendimet e institucioneve të Kosovës lidhur me reciprocitetin dhe maturinë e treguar.

Me këtë rast, Presidentja Osmani ka falënderuar homologun Begaj për mbështetjen dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë nga ana e qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

Të dy presidentët janë dakorduar për komunikim të rregullt dhe vijim të bashkëpunimit me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Të ngjashme