Osmani dhe Ismaili përplasen për donacionet e Serbisë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 12:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe deputeti i PDK-së janë përplasur lidhur me donacionet nga Serbia.


E gjitha nisi pasi që Osmani tha se Ministria e Shëndetësisë nga viti 2016 nga shteti i Serbisë ka pranuar si donacion në vlerë dhjetëra miliona euro, barna, pajisje mjekësore dhe material medicinal.

Osmani bëri të ditur se ka pranuar një letër nga stafi civil i MSH-së në cilësinë e kryetares së Kuvendit, prej nga ka ardhur edhe kjo informatë.

“Do të ishte mirë si deputetët të Kuvendit të Kosovës të pyesim pse janë mbajtur fshehtë këto donacione nga Serbia prej dhjetëra milionash që nga viti 2016…”, tha Osmani.
Kryetarja e Kuvendit tha se do ta përkrah formimin e Komisionit hetimor rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19. Do ta përkrahur formimin e këtij komisioni sepse është në interes të qytetarëve që kurdo që ka dyshim ndaj cilitdo deputet, e cilësdo parti politike që ne t’i japim besimin atij komisioni hetimor dhe në fund varet prej raportit që prodhohet çfarë vote do ta merr”, tha ajo.

Ndaj Osmanit reagoi deputeti i PDK-së, Uran Ismaili i cili akuzoi kryekuvendaren se po e promovon shkeljen e ligjit, derisa ka shtua se donacionet që kanë ardhë në Kosovës kanë ardhë në bazë të ligjeve të Kosovës.

Derisa ka folur për testet e ardhura nga Serbia, ai ka thënë se ato teste kanë ardhë në gepek sepse kanë ardhë nga Serbi dhe kanë hy mrena me njerëz të Gjuriqit.

“Kryetare ju referove diçkahit, që pom shtinë me dyshu ose je e lajthitur ose je duke je duke promovuar shkeljen ligjit, pra nëse mendon që faktet të cilat i ke janë të mjaftueshme për të mos e vërtetuar të vërtetën por me prolakmu atë, konsideroj që jeni në shtet të gabuar. Donacionet që kanë ardhë në Kosovës kanë ardhë në bazë të ligjeve të Kosovës. Testet që kanë ardhë, kanë ardhë në gepek, jo në bagazh se s’kan ardhë nga Shqipëria, në gepek sepse kanë ardhë nga Serbia, kanë hy mrena me njerëz të Gjuriqit, nuk i ka pritur kërkush asnjë institucion, i kanë qu në Institut Kontrabandë, nuk i ka përdor institute”, ka thënë Ismaili.

Të ngjashme