Osmani dhe Kurti udhëtojnë për në SHBA

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 08:46 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti, do të udhëtojnë të martën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.

Osmani dhe Kurti kanë marrë ftesë nga familja e Albrightt, ndërkohë janë paraparë edhe disa takime të tjera.

Ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, vdiq më 23 mars, në moshën 84-vjeçare.

Albright, shërbeu si sekretare e Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001. Ajo nxiti zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në ish-bllokun sovjetik dhe ndihmoi në udhëheqjen e fushatës së bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë.

Të ngjashme