Osmani: Dialogun do ta drejtoj unë, Presidenti vetëm do të dekretojë marrëveshjen

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë do të udhëhiqet nga ajo, nëse e drejton Qeverinë e ardhshme, ndërsa ka thënë se roli i Presidentit do të jetë vetëm në nënshkrimin e dekretit të ratifikimit të marrëveshjes, raporton EkonomiaOnline.

“Dialogu duhet të udhëhiqet nga qeveria e udhëhequr nga unë në fushën e negociatave dhe dialogut kam përvojë më shumë se nga secili kandidat të tjerët e kanë shikuar nga TV unë kam marr pjesë drejtpërdrejt nuk është vetëm çështje e përgatitjes por të tjerët e kanë dëshmuar se kanë vendosur vetën përpara interesit shtetëror dhe të tjerët kanë ikur nga ky proces, asnjëherë nga kandidatët nuk e njohin mirë këtë proces”.

 “Normalizimi është me rëndësi por jo ekzistencial, kur e kemi shpallur pavarësinë nuk e kemi bërë duke menduar se a mundet pa Serbinë, arsyeja pse jemi në dialog është sepse besojmë në fqinjësi të mirë sepse është vlerë e qytetërim Roli i vetëm i presidentit do të jetë nënshkrimi i dekretit të ratifikimit të marrëveshjes”, tha ajo.

Këto komente Osmani, i bëri në debatin “Fol hapur”, me temën “Shteti funksional sipas Vjosa Osmanit”. 

Osmani tha se nëse ajo do ta udhëheqë Qeverinë, do të kërkoi hetim të secilit politikan për pasurinë që kanë, duke filluar nga vetë kryeministrja.

“Nuk i ka 2-3 milionë secili politikan, ka të tillë që nuk e deklarojnë pasurinë, duhet të ndodh hetimi i secilit cent të secilit politikan duke filluar nga e imja Disa që janë në politikë mundet të arsyetohet secili cent i vet e i familjes së tyre dhe shpresoj se mos të bëjnë përgjithësimin që dëgjuam se cdo kush ka 2-3 milionë, përgjithësimi i ndihmon kriminelët”, tha ai.

Osmani tha se edhe për komunitetin LGBTI do të kërkohet të merret një vendim nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që të jetë me ligj martesa në këtë komunitet.

“Shpresoj se do ta kemi një vendim te Gjykatës Kushtetuese, unë vij nga një parti e djathtë, tradicionale, por do ta respektoj cilindo vendim që gjykata ta marr, esenciale është që asnjë njeri në Kosovë të ndihet i pasigurt”

Osmani tha se do të synojë të jenë gratë dhe burrat më të mirë të vendit të jenë në qeveri dhe se do të punohet bashkë për barazi gjinore.

“Garantoj se kurrë më as në partine tonë e as në qeveri nuk do vendoset një burrë pa u meritua dhe nuk do eliminohen gra të jashtëzakonshme dhe nuk do ndodhë që mos të selektohen t’i bashkohen qeverisë sonë vetëm pse janë gra, synim i imi është të jemi edhe më shumë se 50% por kjo varet edhe nga vullneti i tyre”, shtoi ajo.

Të ngjashme