Osmani: Diaspora ka dëshmuar se s’ka barrierë që mund t’i ndalë për të dhënë kontributin për ndryshim

Prishtinë | 22 Jan 2021 | 08:28 | Nga Ekonomia Online

Vjosa Osmani ka thënë se diaspora ka dëshmuar se Kosova ka qenë dhe mbetet në zemrat e tyre përherë.

Osmani në një postim në rrjetin social Facebook diaspora ka dëshmuar se s’ka barrierë që mund t’i ndalë për të shprehur vullnetin e tyre dhe kontributin për ndryshime.

Lexoni të plotë postimin:

“E dashur mërgatë,

Edhe këtë herë e dëshmuat se Kosova ka qenë dhe mbetet në mendjen e zemrat tuaja përherë. Rreth 200 000 nga ju, edhe pse në pamundësi të jeni prezent fizikisht në këto zgjedhje, na e dëshmuat që s´ka asnjë barrierë që mund të ju ndalë për të shprehur vullnetin tuaj e të jepni kontributin tuaj të drejtpërdrejt për ndryshimin e madh.

Së bashku me shumë nga ju që udhëtuan e do të udhëtojnë me kilometra të tëra për të ardhur në Kosovë, më 14 shkurt le t’i japim frymë Kosovës së ëndrrave tona më të bukura!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme