Osmani: Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar kryetarin e ri të zgjedhur Glauk Konjufcën.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ishte nder që të jetë në krye të Kuvendit të legjislaturës së VII-të.

Postimi i plotë i Osmanit:

Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë.

Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion.

Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme