Osmani: Nuk do të jem përfaqësuese e një partie, por e gjithë qytetarëve

Prishtinë | 03 Shk 2020 | 19:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas zgjedhjes si kryetare e Kuvendit, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e parë si kryekuvendare, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se është nder për të të drejtojë Kuvendin, ndërsa tha se e kanë për obligim të qojnë përpara premtimet e dhëna.

“Është nder për mua që sot me besimin të drejtoj Kuvendin, institucionin më të lartë për katër vitet e ardhshme. Nderimi i takon secilit qytetar që asnjëherë nuk rreshti së besuari se vota e tyre do të sjell ndryshime. Urimet shkojnë për qeverinë e përbërë nga VV dhe LDK, dhe pritshmërinë tona janë të mëdha por shpresoj se do na bëni krenar”.

“Secili e kemi për detyrë që të gjitha fjalët e dhëna t’i qojmë deri në fund. Besoj se do ta kemi një opozitë të mirë dhe unë nuk do jem përfaqësuese e një partie por e gjithë qytetarëve”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme