Osmani: Do të ndërtojmë mekanizma efikas në mbrojtjen e grave nga dhuna

Prishtinë | 08 Mar 2020 | 11:20 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar konferencën “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në fjalën e saj, deklaroi se gruaja edhe në shekullin 21 përballet me sfida të ndryshme të diskriminim. Andaj premtoi se do të angazhohet si kryetare e Kuvendit që të ndërtohen mekanizma efikas posaçërisht në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

Me këtë rast, Osmani njoftoi se të hënën do të mbahet për herë të parë në Kuvendin e Kosovës seancë për gratë e dhunuara në Kosovë.

“Gruaja përballet edhe sot me diskimin pothuajse në çdo fushë. Posedimi i pronës e deri të rastet e sigurisë për shkak të dhunës në familje. Ne duhet të merremi bashkërisht me ju që të ndërtojmë mekanizma efikas për t’i mbrojtur gratë nga dhuna në familje. Të kemi linjë buxhetore të përhershme për strehimoret e gratë që janë viktima të dhunës. Në kuvend do të organizojmë seancë për herë të parë për të mbijetuarat e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë”, tha Osmani.

Mes tjerash, Osmani potencoi se nuk do të ketë më delegacione të përfaqësuara nga burrat, sikur ai që bisedonte në Bruksel.

“Gruaja është e përfshirë në institucionet dhe gjithë fushat e jetës. Merr pjesë në vendimmarrje në disa raste, por shpresoj që mos të kemi delegacione ndërkombëtare të përfaqësuara nga burrat . Nuk do të lejojmë më, por jo vetëm të ulemi në tavolinë. Kemi fuqizim të grave deputete në legjislaturën e shtatë”, u shpreh Osmani.

Ndër të tjera, kryeparlamentarja Osmani garantoj përkushtim për gjitha nënat dhe sigurim të vendeve të punës. Derisa falënderoi FSK-në dhe Policinë e Kosovës për përkushtimin e tyre profesional.

“Një numër i madh i nënave nuk mund të kërkoj vend pune, andaj do të ketë çerdhe sa më shumë për fëmijët. Ne duhet të sigurohemi jo vetëm për mundësi të barabarta të punës, po nuk do të lejohen ngacmimet dhe kur nuk vlerësohen. Në cilindo profesion të shikohet me vlerë dhe e suksesshëm. Angazhimi i FSK-së, Policisë së Kosovës keni treguar guxim në çdo hap profesional e personal. Duke respektuar përkushtimin tuaj të vazhdueshëm, ne do të garantojmë jo vetëm mirëqenien tuaj në shoqëri por edhe në vend të punës”, ka thënë Osmani gjatë konferencës së organizuar nga FSK.

Remzije Zeqiraj, nënkolonele e FSK-së, tha se trëndafilat sot ua dedikojmë të gjitha grave që u flijuan gjatë luftës në Kosovë.

“Sot po shpalos një pjesë të rrëfimit për avancimin e ushtrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës”. Këto ditë kemi zemrën plot, prandaj trëndafilat ua dedikojmë grave që ranë në luftë para 22 viteve. Vajzat dhe gratë ishin pjesë aktive e luftës për çlirim. Me angazhim konkret pa u luhatur asnjëherë, ne treguam se vendi është i të gjithë neve dhe na takon të gjithë ne. Qeveria e vendit dhe institucioni ynë ekipi i NATO kanë identifikuar shumë mund në ngritje dhe zhvillim për secilin pjesëtar e në veçanti për gratë ushtarake”, tha ajo duke njoftuar se në FSK janë 299 gra nga 2675 gjithsej.

“Gratë në FSK-ja trajnohet arsimohen sot në kohë paqe. Secila nga ne trajnohet për kryerje detyrash brenda së cilës mund të japësh frymën e fundit.  FSK-ja është profesionale dhe etnike. Aktualisht në FSK prej 2675 pjesëtareve numri i femrave është 299. Kemi treguar se jemi në hap me shumë vende të rajonit dhe NATO. 131 janë regrutë  14 nënoficerë dhe oficere 22. 19 gra janë profesioniste. Pjesë e jona janë edhe 20 gra nga komuniteteve pa dallim”, u shpreh Zeqiraj.

Të ngjashme