Osmani e Bulliqi kërkojnë reformim të thellë të LDK-së (Video)

Prishtinë | 04 Kor 2017 | 20:40 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e mbajtura më 11 qershorit, kishte kaluar nga vendi i dytë në atë të tretë, dhe fajtorë për këtë gjë është Kryesia e kësaj partie.

Kështu thanë për Tribuna Channel ish deputetët e kësaj partie, Vjosa Osmani dhe Shpejtim Bulliqi.

Osmani deklaroi se kësaj partie i kushtoi shumë koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, dhe përgjegjësi për këtë duhet të jap Kryesia e LDK-së

Ajo shtoi se nëse Lidhja Demokratike e Kosovës dëshiron që të këndellet atëherë duhet që të fillojë reformimi i saj, duke filluar që nga instancat më të larta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme