Osmani e falënderon Begajn, paralajmëron traktat që Kosova e Shqipëria ta mbrojnë njëra-tjetrën

Prishtinë | 15 Gus 2022 | 12:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për mbështetjen që ai personalisht dhe Shqipëria ia ka dhënë Kosovës.

Në konferencë të përbashkët për medie, Osmani ka folur edhe për situatën në rajon.

Ajo e ka akuzuar Beogradin që e ndikuar nga Rusia dëshiron destabilizimin e rajonit.

Osmani ka propozuar që mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve

“Ju uroj për detyrën e rëndësishme që keni marrë dhe ju falënderoj që po e vazhdoni traditën e presidentëve të Shqipërisë, të cilët e nisin mandatin e tyre dhe vizitat e tyre zyrtare me vizitë në Kosovë. Ju nuk po e bëni vetëm një vizitë zyrtare në një shtet, por po i vizitoni njëkohësisht vëllezërit dhe motrat tuaja, të cilët ndihen të nderuar nga kjo vizitë”.

“Dua të uroj sërish Shqipërinë për të arriturat e rëndësishme në rrugën drejt integrimit evropian, pas fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të gjithë ne në Kosovë, i gëzohemi të arriturave të Shqipërisë dhe poashtu llogarisim në mbështetjen tuaj, përderisa Kosova ecën në po të njëjtin hapa në proceset integruese. Shqipëria  i ka dhënë mbështetje të pa rezervë Kosovës në të gjitha periudhat, ndërkohë që keni qenë zëri ynë aty ku ne nuk jemi të përfaqësuar. Gjatë udhëheqjes suaj llogarisim në ju dhe llogarisim që Shqipëria edhe më tej të jetë zëri ynë aty ku i jepet mundësia”.

“Shpresoj që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm në raport me veprimet destabilizuese të Serbisë. Sa i përket bashkëpunimit tonë dy palësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes është më rëndësi që me Shqipërinë të kemi një traktat për mbrojtje të ndërsjellë, me të cilin në mënyrë reciproke do të reagojmë në rast të cenimit të dy shteteve tona. Ka disa vite që e kam bërë një propozim të tillë që është në harmoni me praktikat ndërkombëtare dhe aplikohet nga shumë shtete, ndaj mendoj që është koha që të bëjmë hapa të duhur në këtë drejtim”.

Të ngjashme