Osmani e falënderon McKee për ndihmë në forcimin e institucioneve, kërkon mbështetje për eliminimin e dhunës në baza gjinore

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 13:28 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ndihmës administratoren e USAID-it, Erin E. McKee, raporton Ekonomia Online.

Osmani bëri të ditur se ka kërkuar nga McKee mbështetje në përpjekjet për eliminimin e dhunës në baza gjinore.

Osmani ka shprehur mirënjohjen e siç tha popullit amerikan përmes për USAID-in për kontribut prej më shumë se 1 miliard dollarë në forcimin e institucioneve të Kosovës.

“Ne ju jemi mirënjohës që edhe vendi ynë ka qenë përfitues i shumë projekteve që janë mbështetur nga populli amerikan. Në emër të popullit të Kosovës, natyrisht që falënderimi është i madh për këtë kontribut të popullit amerikan. USAID-i ka kontribuar me më shumë se 1 miliard dollarë në forcimin e institucioneve të Kosovës, në demokratizimin e vendit tonë, në ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse, e në shumë fusha të tjera, që përfshinë edhe luftimin e krimit dhe korrupsionit”.

“Sot diskutuam edhe për fushat e tjera të bashkëpunimit dhe më konkretisht kërkova mbështetje për përpjekjet tona për eliminimin e dhunës në baza gjinore dhe natyrisht që jam shumë e lumtur që mora përgjigje pozitive nga ana e USAID-it për përkrahje në këtë drejtim për ta luftuar këtë dukuri e cila për fat të keq është shndërruar në pandemi anë e kënd globit”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme