Osmani e Kurti nuk i komentojnë para medieve takimet me Palmer dhe Lajçak

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 19:57 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë pranuar të flasin para gazetarëve për takimet që kanë zhvilluar me zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti tha se sot janë këtu në edicionin e katërt të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm për vitin 2021,  për të folur vetëm rreth Agjendës së Gjelbër.

Ndërsa presidentja Osmani tha se gjithçka është bërë e ditur përmes komunikatës së si kanë shkuar takimet.

Në komunikatën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti ka theksuar se bashkëpunimi i BE-së dhe ShBA-së në dialog është i domosdoshëm.

Ndërsa, nga Presidenca njoftojnë se Osmani ka thënë në takim se dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke Kosovë-Serbi.

Të ngjashme