Osmani e Kurti pranë varrit të ish-presidentit Rugova: Ai bashkoi shqiptarët kundër okupatorit serb

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 11:22 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 16-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë bërë homazhe pranë varrit të ish-presidentit, raporton Ekonomia Online

Presidentja e vendit, tha se tha se veprimtaria e Rugovës ka qenë e vështirë, kur Kosova ishte nën okupim.

E para e vendit tha se Rugova është arkitekti dhe ideatori i pavarësisë që sot e gëzojmë.

Osmani tha se kujtimi për të do të jetojë në mendjet dhe zemrat e qytetarëve të Kosovës përjetësisht.

“Sot është 16 vjetori i shkuarjesh në amshim të arkitektit dhe ideatorit të pavarësisë së Kosovës, i cili bëri shumëçka për shtetin tonë saqë është shndërruar në fytyrën e këtij shteti. Ai veproi dhe punoi në një kohë shumë të vështirë për popullin e Kosovë, por në të njëjtën kohë arriti të bëjë bashkë popullin e Kosovës. Ne sot e gëzojmë shtetin tonë por edhe miqësitë që me shumë mund e përkushtim i ndërtoi presidenti Rugova”, tha presidentja Osmani.

E shefi i Qeverisë, Albin Kurti, ka thënë se ish-presidenti Rugova ishte intelektual i angazhuar, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist që dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër okupatorit serb dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

“Presidenti Rugova është presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar. Doktor Rugova edhe para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, njeri paqësor dhe i qetë, racional e humanist. Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër okupatorit serb dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Bashkë me presidenten sot në nderim të Rugovës te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”, u shpreh Kurti.

Të ngjashme