Osmani: Është vonë të kandidohem për Prishtinë

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 20:40 | Nga

Deputetja më e votuar në vend, Vjosa Osmani, ka thënë se tashmë është vonë, që ajo të propozohet nga LDK-ja si kandidate për kryetare të Prishtinës.

Edhe pse shihet në opinion si e vetmja që mund t’i dal ballë Shpend Ahmetit, Osmani tha se kjo çështje tashmë ka përfunduar.

“Deri më tani nuk jam kontaktuar nga lidershipi i partisë për të diskutuar për këtë çështje, dhe tanimë unë e shoh këtë si tepër vonë”, tha ajo.

E rizgjedhur prapë për deputete, Osmani tha se njerëzit e votuar nga elektorati, duhet të jenë vendimmarrëse brenda partisë që përfaqëson.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se vendi mund të shkoj në një krizë si ajo e vitit 2014, deri sa akuzoi Presidentin se po ia bënë argatin, koalicionit PAN.

Ajo edhe një herë, bëri me dije se nuk do ta votojnë mandatarin për krijimin e qeverisë nga PAN, por as kandidatin për kryetar Kuvendi, nëse është ish-kryekuvendari, Kadri Veseli.(RTV Dukagjini)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme