Osmani-Hotit: Lista Serbe do të “luftojë me Vuçiqin për Kosovën e Metohinë”

Prishtinë | 08 Kor 2020 | 14:25 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas një qëndrimi publik të Listës Serbe në të cilin thuhet se serbët në Kosovë do të respektojnë të gjitha masat e vendosura nga shtetit i Serbisë për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Osmani në një reagim të sajin në twitter ka thënë se edhe nëse lihen anash masat për COVID-19, një thirrje e tillë e Listës Serbe për mbështetjen e pozicioneve të Serbisë politikisht e diplomatikisht është një thirrje kundër sovranitetit dhe rendit kushtetues të Kosovës.

“Me fjalët e tyre, ata do “mbështesin Vuçiqin në luftën e tij për Kosovën dhe Metohinë” ”, ka shkruar Osmani tutje .

Ajo në reagimin e saj gjithashtu ka kujtuar se Lista Serbe është edhe partner i qeverisë së Kosovës që drejtohet nga Avdullah Hoti.

Lidhur me këtë problematikë sot për Gazetën Express kanë folur nga ministria e Shëndetësisë që drejton, Armend Zemaj.

Nga MSH kanë deklaruar sot gjatë ditës se ishin kryetarët e komunave veriore që e kanë bërë kërkesën në MSH për kufizim të lëvizjes dhe për karantinimin e tyre.

Kjo kërkesë sipas tyre ka ardhur pasi që në këtë pjesë ka pasur rritje të numrit të rasteve me koronavirus.

“Duke qenë që në komunat në veri të Kosovës është vërejtur një rritje e numrit të personave të infektuar nga Covid-19, kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës i kanë kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë që të kufizojë lëvizjen e qytetarëve në këto komuna dhe të bëjë karantinimin e tyre”, thuhej në përgjigje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme