Osmani: I dhamë fund Qeverisë me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këtë të enjte në seancën plenare i është dhënë fund Qeverisë e cila kishte skandalet më të mëdha në historinë  e pasluftës.

Osmani përmes facebook ka shtuar se nga tetori po vjen koha e mirëqenies për qytetarët e vendit.

”Sot i dhamë fund Qeverisë me mandatin më të shkurtë, por me skandalet më të mëdha në historinë e pasluftës.

Sot është fillimi i fundit të mentalitetit plaqkitës.

Nga tetori, po vjen koha e mirëqeverisjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme