Osmani i kërkon presidentes së Hungarisë mbështetje për heqjen e vizave e anëtarësim në KiE

Prishtinë | 13 Sht 2022 | 10:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas takimit me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, ka falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka kërkuar më tej përkrahje nga Novak për liberalizimin e vizave e për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Shpreson që të shtohen sa më shumë gra liderë. Hungaria na qëndroi në krah kur u përballem me pandeminë dhe u jemi mirënjohës. Kosova ka synim vizion dhe anëtarësimin në struktura euroatlantike. Shteti hungarez dha ndihmë edhe për 300 kosovarë. Ne sot po sfidohemi nga kriza energjetike dhe kemi nevojë të rrisim bashkëpunimin”.

“Ka ardhur Kosova që marrëdhëniet me BE të rriten dhe këtë vit Kosova do të aplikojë për statusin kandidat. Kanë kaluar 4 vjet që Kosova plotësoi kriteret për liberalizim dhe iu lus të jeni kampion në këtë përkrahje dhe Kosova ta ketë liberalizim gjatë këtij viti. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në mirë gjithë qytetarëve tanë”.

Osmani, ka ritheksuar se njohja nga Serbia është zgjidhja përpara. Siç tha ajo, vetëm kjo sjell paqe e stabilitet afatgjatë.

“Cilido nga shtetet e BE-së që jep kontribut në dinamizmin e këtij procesi është i mirëseardhur. Gjermania dhe Franca kanë luajtur rol të rëndësishëm në këtë proces, prandaj ne falënderojmë edhe kancelarin Scholz dhe presidentin francez, Macron, për përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Osmani foli edhe për vizitën e këshilltarëve të Francës dhe Gjermanisë, të premten që shkoi.

Ajo tha se vet ardhja e tyre në Kosovë kishte për qëllim dinamizmin e procesit.

“Kosova ua ka dëshmuar të gjithë partnerëve tanë se ne jemi pala konstruktive në këtë proces, që gjithnjë ka vazhduar të bëjë propozime që sjellin paqe. Çdo zgjidhje duhet të jetë për paqe afatgjate sepse gjysmë zgjidhjet ose idetë që s’kontribuojnë drejt njohjes s’mund t’i kontribuojnë paqes e stabilitetit afatgjatë. Njohja reciproke është zgjidhja përpara, sjell paqen afatgjate dhe stabilitetin afatgjatë. Çdo element që propozohet nga Kosova në takimet me Lajçak, Escobar, e qoftë me të deleguarit e Francës dhe Gjermanisë, ne prezantojmë elementet tona që njohja reciproke është rruga përpara”.

Të ngjashme