Osmani i përgjigjet Thaçit, seanca mund të mbahet pas 9 marsit

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është përgjigjur kërkesës së presidentit Hashim Thaçi që sot t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në lidhje me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetarja Osmani ka thënë se për shkak të aktiviteteve lidhur me Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Kuvendi nuk mund ta shqyrtojë këtë kërkesë, shkruan Ekonomia Online.

“Prandaj kërkesa juaj për adresim Kuvendit do të trajtohen në mbledhjen e parë të kryesisë e cila do të mbahet pas 9 marsit”, është thënë në përgjigjen e Osmanit.

.

Të ngjashme