Osmani i përgjigjet Veliut (pa ia përmendur emrin), ta ruajmë higjienën mentale

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 23:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova po kalon dy pandemi, në atë të koronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Ajo është shprehur se përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbahet edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues.

Postimi qartë i drejtohet Agim Veliut, i cili më herët gjatë ditës pati një replikë me të.

Postimi i saj i plotë:

Vendi ynë po kalon dy pandemi: atë të Coronavirusit si dhe pandeminë e politikanëve të papërgjegjshëm.

Prandaj këto ditë, përveç higjienës fizike, është me rëndësi të mbajmë edhe higjienë mentale nga përpjekje të ndryshme për kontaminim nga shpifës e shantazhues. Në të dyja betejat, #Dojadalim 💪🏼.

LEXO EDHE:

Të ngjashme