Osmani ishte dje në Tiranë, binjaket e saj ishin pjesë e një gare talentesh

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duket se dje ka ushtuar për në Tiranë, e pranishme në një garë talentesh, ku konkurruan edhe dy vajzat e saj.

Organizuesit e edicionit të 13-të të Konkursit Ndërkombëtar “Tirana Talent”, publikuan një fotografi në Facebook, ku shihet presidentja Osmani, bashkë me dy vajzat e saj, të cilat mbajnë një lloj diplome për pjesëmarrje.

“Kënaqësi të kishim ndër konkurentë vajzat e talentuara të Presidentes së Republikës së Kosovës, Zonjës Vjosa Osmani”, thuhet në përshkrimin e faqes ‘Tirana Talent’ në Facebook.

Të ngjashme