Osmani: Ishte vendim i përbashkët që fëmijët e ish-Presidentit Rugova të mos jenë në listën për deputetë

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 11:02 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kryeministre, Vjosa Osmani, ka vizituar “Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”, në nderim të burrave dhe grave që shpallen Kushtetutën e Kaçanikut, raporton Ekonomia Online.

Osmani theksoi se në këtë shtëpi të vogël u ndërtua projekti ma i madh, ai për Pavarësinë e Kosovës.

Osmani e quajti presidentin Rugova arkitekt i Pavarësisë se Kosovës.

“Sot me 7 shtator ditën e Kushtetutës së Kaçanikut, ne kemi vendosur që ditën ta fillojmë pikërisht nga vendi ku ka filluar gjithçka. Në këtë shtëpi të vogël u ndërtua projekti më i madh i shtetit të pavarur sovran e demokratik se Republikës së Kosovës. Siç po e shihni edhe nga ekspozita ky ka qenë vendi ku presidenti Rugova, arkitekti i Pavarësisë së Kosovës, arkitekti u shtetit tonë, se bashku me bashkëpunëtoret e tij, kanë bërë hapat e parë për konsolidimin dhe për përpunimin e idesë se këtij shteti. Nuk ka qenë proces i lehtë edhe për vet faktin sr me 24 mars ndër ndërtesat e para që u atakuam ka qenë kjo”, tha ajo.

“Nga kjo shtëpi ka kumbuar zëri i Kosovës për nëpër botë. Qendra informative që ka qenë këtu afër ka bërë që në çdo cep të dëgjohet e sidomos në SHBA zëri për pavarësi dhe se populli i Kosovës ishte duke vuajtur nga një regjim gjenocidial. Sot po ndërtojmë të gjithë ata që kontribuuan për ndërtimin e shtetit të Kosovës bashkë me presidentin Rugova. Poashtu për te dhenë zotimin tonë të vazhdueshëm që tri postulatet , liri, pavarësi dhe demokraci mos të mbesin të pa përmbushura. Ne sot e kemi shtetin tonë ajo çka na duhet një demokraci efektive dhe rimëkëmbja e shtetit”, tha Osmani, raporton Ekonomia Online.

E pyetur se përse nuk gjenden në listën për deputet familjarët e presidentit Rugova, Osmani ka thënë se ka qenë vendim i përbashkët me vajzën e presidentit Rugova.

“Ky ka qenë një vendim i përbashkët dhe besoj që edhe vet familja Rugova tashmë iu ka njoftuar. Ka qenë vendim i përbashkët i yni me z.Teuta Rugova”, tha ajo.

Osmani ka folur edhe për listën e deputetëve të dorëzuar në KQZ, për të cilën tha se nuk do të ketë ndryshime,dhe se presin të certifikohet nga KQZ-ja.

“Vetëm nëse ka ndonjë ndryshim teknik, më pare njerëzit kane pasur obligimet e tyre dhe janë zëvendësuar por kësaj radhë po shihet se nuk do të kemi ndryshime të tilla. Presim që lista ashtu siç është dorëzuar te mirëpritet nga ana e KQZ-së”, tha Osmani.

Në këtë vizitë morën pjesë edhe figura të tjera politike.

Lexo më shumë:

Të ngjashme