Osmani kabinetit qeveritar: Po tregoni arrogancë dhe injorancë, me këtë qasje nuk e keni gjatë

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 10:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën kur pritet të votohet projektligji për rimëkëmbje ekonomike, ka akuzuar kryeministrin Hoti për mos bashkëpunim me Kuvendin.

Ajo ka thënë se ka pranuar të votojë këtë Projektligji, për hir të qytetarëve dhe ndaj respektit që ka për grupin parlamentar të LDK-së dhe shefin e këtij grupi.

Por Osmani ka thënë se kabineti qeveritar po tregon arrogancë dhe injorancë.

Ajo ka thënë se më këtë qasje kjo qeveri nuk e ka gjatë.

“Nuk e meritoni këtë votë, sepse keni treguar arrogance por edhe injorancë”.

“Edhe pasi të votojmë këtë projektligj, ne do të ballafaqohemi me fjalë si parazitë e jo legjitimin nga kabineti i kësaj qeverie. Por, po ju them diçka se më këtë qasje nuk do ta keni gjatë” ka thënë Osmani.

Të ngjashme