Osmani: Kam shumë mospajtime me Thaçin, e qëndrime të përbashkëta me Kurtin – këtë e dinë dhe zogjtë e malit

Prishtinë | 18 Maj 2020 | 14:40 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se të flitet tani për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatarin e LDK-së, është hipotetike, raporton Ekonomia Online.

Osmani pas mbledhjes së Kryesisë tha se beson në integritetin profesional të gjyqtarëve të kësaj Gjykate.

“Unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Shpresoj në integritetin profesional të gjyqtarëve që pastaj të shohim se çka do të ndërmerret pas atij aktgjykimi. Për momentin është situatë hipotetike”.

Osmani foli edhe për qëndrimet raportet me presidentin Hashim Thaçi për të cilin tha se kanë mospajtime të thella si shkak i kequdhëheqjes së tij.

Ndërsa sa i përket raportit me kryeministrin Albin Kurti, Osmani tha se “këtë e dinë edhe zogjtë e malit”.

“Bashkëpunimi me kryeministrin është i domosdoshëm dhe i mirë”.

“Nuk ka pasur ndonjë kërkesë nga presidenti qe të takohemi e të bashkëpunojmë për ndonjë vendim e as për çështje nacionale. Kam mospajtime të thella më mënyrën se si e udhëheq vendin. Kam qëndrime të përbashkëta me kryeministrin – këtë e dinë edhe zogjtë e malit”, u shpreh Osmani.

Osmani foli edhe për rrënimin e teatrit në Tiranë, për të cilin tha se nuk dëshiron të ndërhyjë, por si dashamire e kulturës tha se ndjen keqardhje, raporton EO.

“Nuk parapëlqej të përzihem në çështjet e shteteve tjera, i kam parë me shqetësim. Si dashamire e artit dhe kulturës shprehi keqardhje për gjithë ata që i ka prekur rrënimi i ndërtesës”, tha ajo.

Osmani: Rikthimi i rolit të Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi, destabilizon Ballkanin

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani deklaroi se nëse Rusia merr sërish rol në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, vendi do të kthehet mbrapa politikisht, raporton Ekonomia Online.

Sipas Osmanit, Rusia dëshiron destabilizim në Ballkan. Andaj tha ajo, pas mbledhjes së Kryesisë se këta aktorët që synojnë destabilizim dhe jo paqen nuk i duhen dialogut.

“Nëse kthehemi në formatin qe Rusia ka rol dhe zë aë sa ka pasur në kthehemi mbrapa. BE e kanë rolin e vet dhe ShBA duhet të jetë e involvuar sepse historia e dëshmon se  më së miri ndërtimin e shtetit.

“Rusia e ka dëshmuar se dëshiron vetëm destabilizimin e Ballkani dhe jo paqen. Aktorët ndërkombëtar që synojnë ketë nuk i duhen procesit të dialogut”, tha Osmani.

Të ngjashme