Osmani: Kosova është shembull i një demokracie të mirëfilltë, po fuqizohet me partnerë rajonal dhe atë ndërkombëtar

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 10:31 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kosova është një shembull i një demokracie të mirëfilltë dhe që punon në përmirësimin e demokracisë por edhe duke u fuqizuar edhe më shumë si një partnere në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar. Kështu ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim, kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit, u tha se ngjarjet në Evropë e Botë dëshmojnë se demokracia kurrë nuk është një projekt i përfunduar, përkundrazi demokracia duhet të avancohet e të mbrohet.

Teksa ka folur në inaugurimin e këtij Këshilli, e para e shtetit tha se synim mbetet shndërrimi i këtij Këshilli në një platformë në promovimin e institucioneve të vendit.

“Me 9 dhjetor të vitit të kaluar Kosova u reshtua nga vendet e ftuara nga presidenti amerikan, Joe Biden për të qenë pjesë e samitit për demokraci. Kosova është një shembull i një demokracie të mirëfilltë dhe që punon në përmirësimin e demokracisë por edhe duke u fuqizuar edhe më shumë si një partnere në rrafshin rajonal dhe atë ndërkombëtar”, tha Osmani.

“Aq sa ka rëndësi rrugëtimi ynë po kaq është i rëndësishëm rrugëtimi i mëtutjeshëm. Ngjarjet në Evropë e Botë na dëshmojnë se demokracia kurrë nuk është një projekt i përfunduar, përkundrazi demokracia duhet të avancohet e të mbrohet”, tha tutje e para e shtetit.

Osmani tha se janë angazhuar në themelimin e një këshilli koordinues për të punuar e për të garantuar respektimin e pkotë të standardeve demokratike për vendin

“Në fund të muajit të kaluar me dekret kam themeluar këshillin për demokraci dhe të drejtat e njeriut që është një nga zotimet, është edhe garanca jonë ë drejtim të përmbushjes së zotimeve me aleatët tanë në veçanti me SHBA-të. Shtylla e parë sundimi i ligjit, avancimi i të drejtave të njeriut, në fokus në të drejtat e grave dhe barazisë gjinore”

“Çdo ditë në shërbim të demokracisë secili prej nesh kemi në dispozicion për të kontribuar në përmbushjen e zotimeve. Jam e lumtur që prej takimit të parë të këshillit, rezultatet e mira e përmbajtjesore të këtij këshilli që nga tre mujorit të parë. Puna e Këshillit fillon sot”, tha tutje ajo.

Të ngjashme