Osmani kritikon delegacionin qeveritar: Në Uashington nuk u insistua për Republikën e Kosovës

Prishtinë | 13 Tet 2020 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani thotë se ekipi i Kosovës në Uashington nuk insistoi për Republikën e Kosovës. Sipas saj, kosovarëve ua morën vëmendjen miliardat e premtuara e që nuk dolën realitet.

“Në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara ekipi i Kosovës është dashur të insistojë për Republikën e Kosovës”, tha Osmani në emisionin ‘Desku’ të KTV’së.

“Unë mendoj se fare nuk kanë insistuar sepse e ke pas njëfarë lloj dëliri te këta duke folur për miliarda etj etj e gjëra që fare nuk dolën pastaj realitet që ua ka heq komplet vëmendjen prej gjërave që vërtetë kanë qenë të rëndësishme në atë dokument sepse përtej investimeve infrastrukturore Kosovë problemin në thelb me Serbinë e ka politik dhe shpresa jonë e madhe ka qenë që së paku deri në një masë ky problem të zgjidhet në Shtëpinë e Bardhë”, tha Osmani.

Të ngjashme