Osmani: Kurrë s’bëhemi bashkë me PDK-në, sfidë ikja e të rinjve nga vendi

Prishtinë | 14 Sht 2019 | 18:45 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja për kryeministre nga rradhët e LDK-së Vjosa Osmani është takuar me banorët e lagjes “Tophane”, raporton Ekonomia Online.

Osmani tha se LDK-ja kurrë më nuk bëhet bashkë me PDK-në dhe me të korruptuarit.

“Tash këto vite nga qeverisa e atyre të korruptuarve ka ardhur koha që t’i themi të gjithëve lamtumirë dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke bërë ndryshimin historik me 6 tetor”.

“Unë në këtë sfidë nuk jam vetë dhe për shumë vjet rradhë qytetarët kanë kërkuar të bëjë hapa pozitiv. Lidhja Demokratike e ka dëgjuar zërin e qytetarëve dhe tani është koha që Kosova ta bëjë ndryshimi dhe ndryshimi të mos vijë vetëm me fjalë”.

“Unë kurrë nuk e kam keqpërdor besimin tuaj, LDK-ja kurrë më me PDK-në dhe kurrë më me të korruptuarit. Detyrë patriotike nuk është me i tregu muskujt, por detyrë patriotike është sot rinia jonë. Nuk ka për mua asgjë më të shenjtë se besimi juaj dhe asgjë më të shenjtë se ekipi im”.

“Thirrja ime është besoni sikur atëherë që besuat edhe atëherë kur shumë familje nuk guxonin të tregonin që do të votonin për LDK-në. Republika e Kosovës është e përhershme dhe është destinacioni ynë final të cilin e ndërtuam me Presidentin Rugova dhe kurrë nuk do të largohemi dhe kemi nevojë për ndihmë e qytetarëve dhe nuk është turp të kërkosh ndihmë. Është koha t’i themi stop atyre që vodhën ëndrrat e fëmijëve tanë, bashkohuni me partinë tonë sepse ky është referendum për të ardhemn tonë”.

Osmani tha se arsyeja që i ka hyrë kësaj sfide është pikërish ikja e rinisë nga Kosova.

“Ne e kemi një sfidë shumë të madhe, para nesh ajo është zbrazja e rinisë. Arsyeja që i kam hyrë kësaj sfide janë pikërisht rinia e Kosovës”.

Zëdhënësi i LDK-së Besian Musataf tha se kryeqyteti i Kosovës do ta përkrah fuqishëm Kryeministren e ardhshme Vjosa Osmanin.

“Është emocion i papëshkrueshëm që ta pres Vjosën në Dardaninë e LDK-së. LDK-ja është themeluar këtu nga njerëz të cilët i kanë kushtuar të jetën shqiptarëve të Kosovës që ata të punojnë këtu. Në këtë lagje ka jetuar plotë 15 vjet Kryeministrja e ardhshme Vjosa Osmani. Kryeqyteti i Kosovësme gjithë banorët e saj janë shpirti i Lidhjes Dekokratike të Kosovës dhe me 6 tetor rinia do ta përkrah fuqishëm kryeministren e ardhshme Vjosa Osmanin”.

Kandidatët për deputetë nga dega e katërt janë; Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa, Hykmete Bjarami, Valon Murtezaj, Arben Gashi, Vlora Dumoshi, Muhamet Hamiti, Frashhër Demaj, Naser Rugova, Ardita Dushi dhe Hamdi Jaha.

Të ngjashme