Osmani: Kuvendi pritet ta votojë marrëveshjen me Bankën Botërore, si ndihmë për ekonominë

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 13:50 | Nga Halilde Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet këtë jave, ku priten të mbahen dy seanca, njëra do të ketë nisma dhe votime, ndërsa tjetra do të jetë solemne me rastin e Çlirimit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së Kryesisë, para medieve iu është drejtuar kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se këtë javë priten një sërë ligjesh.

Ndër to, Osmani përmendi një marrëveshje me Bankën Botërore, e cila pret që të marrë vota të mjaftueshme.

Kurse vendimet tjera lidhen me marrëveshjet ndërkombëtare, që ka një kohë që po presin në Kuvend, përshkak se nuk kanë arritur të kalonin si rrjedhojë e mungesës së një koncenzusi. Ka edhe një sërë marrëveshjesh që shpresoj se do të procedohen, që në veçanti është marrëveshja me Bankën Botërore që e ndihmon Kosovën në luftën ndaj pandemisë”, tha Osmani.

“Deputetët kanë kërkuar që të kthehemi në normalitet dhe në radhë të parë iu bëjmë thirrje që të përmbahen distancës në mënyrë që të japim shembull si Kuvend i Kosovës, ashtu siç rekomandohet nga IKSHPK-së”, tha ajo

E sa i përket prezencës së medieve në Kuvend, Osmani tha se kjo gjë është e pamundur, por që tha se do t’iu sigurohet sinjal për të gjithë mediet.

Të ngjashme