Osmani: Largimi i gazit rus, vendimi më i duhur në Evropë – Sfidat në vendin tonë mbesin po kaq serioze

Prishtinë | 19 Maj 2022 | 10:11 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Lufta në Ukrainë ka pasur krizën energjetike në Evropë. Krahas kësaj, e para e shtetit ka thënë se largimi i gazit rus nga Evropa është vendimi më i duhur por që kërkohen zgjidhje të mençura për ta hequr varshmërinë, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur në diskutimin me temën “Ditët e energjisë së gjelbër 2022”, organizuar nga BIRN Kosova, derisa ka thënë se kjo konference ka në qendër angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbushjes së agjendës së gjelbër.

“Sot dua ta falënderoj shoqërinë civile për faktin se janë angazhuar që politikbërja të shkojë në favor të avancimit të agjendës së gjelbër. Këto nuk janë kohë të lehta por ditë e kohë mjaft sfiduese. Lufta në Ukrainë pasoi krizën energjetike në Evropë. Largimi i gazit rus është vendimi më i duhur por varshmeria nga gazi rus e sjellë tërë kontinentin kur duhet të bëhen zgjidhje të mençura. Sfidat në vendin tonë mbesin po kaq serioze. Varshmëria nga mjedisi ka ndikuar në ndotjen e ajrit natyrës dhe shëndetin tonë”, ka thënë presidentja Osmani.

“Pasojat po i shohim çdo ditë dhe sektori i energjisë është parë si sektori i izoluar. Ne kemi mundësinë t’i bëjmë gjërat shumë më mirë dhe besoj në agjendë të gjelbër dhe do të punojmë për ta jetësuar në vendin tonë. Të ardhmen duhet ta kemi të qarte e cila është e gjelbër dhe e qëndrueshme. Në këtë rrugëtim nuk ia dalim të vetëm por dua të theksoj rolin rajonal në përballje me këto sfida. Impakti i ndryshimeve klimatike nuk do të na kursejë prandaj duhet të bashkohemi dhe t’i zgjidhim këto probleme së bashku”, ka thënë tutje ajo.

Të ngjashme