Osmani: LDK e hapur me të gjitha partitë, përveç PDK-së

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 20:13 | Nga

Refuzimi i Lidhjes Demokratike ndaj idesë së formimit të ndonjë koalicioni pjesë e të cilës është Partia Demokratike, dhe vijat e kuqe, të pashlyera të Vetëvendosjes ndaj të njëjtës parti, krijon mundësinë e fillimit të negociatave mes LDK-së dhe VV-së ndaj të cilës Vjosa Osmani thotë se janë të hapur.
Deputetja e zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani në emisionin Komiteti, thotë se kjo parti është e hapur për negociata me të gjitha partitë, – përveç PDK-së – e edhe me Vetëvendosjen.

Ndërsa, veprimet e mëhershme të anëtarëve të VV-së, të cilat nga kjo parti janë dukur si krejt normale, sipas Osmanit, nuk janë aspak të arsyeshme, e as nuk do të shihen si të tilla as kur do të ulen të flasin me Lëvizjen për bashkëpunim.

Qëndrimi i VV-së ndaj figurës së Presidentit Ibrahim Rugova, siç thotë Vjosa Osmani, duhet të jetë i qartë, – edhe nëse jo parakusht për koalicion – kjo për shkak të vlerave dhe rëndësisë së veprimtarisë së Presidentit Rugova.

Për këtë, sipas anëtares së LDK-së, duhet të kërkohet sqarime nga Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë rreth asaj që mendojnë për Ibrahim Rugovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme