Osmani: LDK-ja do të dalë e para me 15 për qind para partisë së dytë

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 19:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka takuar qytetarët dhe strukturat e Degës së dytë në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Osmani ka thënë se edhe 13 ditë kanë mbetur nga fitorja e Kosovës.

Madje ajo ka thënë se LDK-ja do të dal e para me 15 për qind më shumë se partia e dytë.

“Kanë mbetur edhe 13 ditë nga festa jonë dhe fitorja e Kosovës. Kanë mbetur edhe 13 ditë atyre që na kanë mbushur me gënjeshtra, asnjë sekondë më shumë. Mbajeni mend me 6 tetor më Prishtinë LDK do të jetë 15 për qind para partisë së dytë. Nëse ka politikanë që ka me dalë para qytetarëve se një parti po del derë me derë se kinse LDK do të bëjë koalicion me PDK, secili qytetarë e din se kur unë them kurrë me PDK atëherë kurrë nuk do të bëjmë. LDK nuk do të bëhet partnerë me ata që i dhanë këtij vendi afera korruptive.

Ajo foli edhe për kundërkandidatët veç e veç.

“Kemi dëgjuar se po thonë që Vjosa nuk guxon dhe nuk mundet me mbrojt Kosovën. Pomflet ai (Shpend Ahmeti) që nuk guxoj me i dërgua disa lule te varri i presidentit Ibrahim Rugova. Po flet ai (Ramush Haradinaj) që s’guxoj me mbrojt Kosovën në Bruksel, ndërsa e la dialogun në duar të presidentit. Po na flet për guxim e korrupsion shefi i SHIK-ut. Ndërsa rivali im nga VV po flet për guxim, a ky (Kurti) nuk pati guxim me mbajë partinë e tij”, ka thënë Osmani.

Osmani ka ftuar gjithë anëtarësinë që më 25 shtator në ora 19:00 të marrin pjesë në hapjen e fushatës që do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova.

Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka thënë se ky tubim dëshmon në fitoren e LDK-së. Madje ai ka thënë se LDK në asnjë rrethanë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

“Ky tubim dëshmon se Prishtina vazhdon ta mbështesë LDK-në, dëshmon se kjo pjesë do ta votojë LDK-në dhe kandidaten për kryeministre dhe listën e saj. Ne të gjithë jemi dëshmitar se çfarë qeverie kishim këto vite, jemi dëshmitar zhvatje të buxhetit, jemi dëshmitar të kapjes së shtetit. Ne do të dëshmojmë se nuk duhet të qeverisemi nga njerëzit që kemi dëgjuar në aferat korruptive aferat e Pronto-s. LDK duke dëgjuar zërin tuaj ka marrë disa vendime. I pari ishte kandidimi i Vjosa Osmani për kryeministre të Kosovës, vendimi tjetër ishte se LDK në asnjë rrethanë nuk do të bëjë koalicion me PDK dhe vendimi tjetër është përzgjedhja më e mirë e kandidatëve për deputet”, ka thënë Dushi.

E nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka kërkuar mbështetje për Vjosa Osmanin, ku për këtë të fundit tha se do të jetë kryeministre e ardhshme.

“Jam i nderuar që jam këtu në Prishtinën e vjetër. Krejt pjesët tjera në Kosovë kanë ndryshuar, vetëm Prishtina vjetër nuk ka ndryshuar. Prishtina e vjetër nuk ka ndryshuar as politikisht dhe presim mbështetje të plotë për LDK-në. Në së bashku me të tjerët do të fitojmë por fitorja do të jetë e madhe. Ne besojmë në Vjosën të gjithë njerëzit i besojnë dhe e kanë kandiduar. Më e forta në këtë garë është Vjosa”, ka thënë Haziri.

Për fund u bë edhe prezantimi i kandidatëve nga dega e II në Prishtinë.

Florian Dushi, Ganimete Ismajli dhe Fitim Havolli, janë kandidatët e LDK-së për deputetë nga kjo lagje.

Të ngjashme