Osmani: LDK-ja s’duhet ta mbajë barrën e Thaçit

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 15:38 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

LDK-ja nuk ka nevojë të mbajë barrën e projekteve të gabuara të Hashim Thaçit. Andaj, duhet që sot ta prish koalicionin me PDK-në, parti kjo që asnjëherë nuk e ka mbajtur premtimin.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani e cila mendon se koalicioni me PDK-në ka qenë hap i gabuar, andaj kërkon që ky koalicion të përfundojë sa më parë.

“LDK-ja është ajo që duhet ta prish koalicionin sepse nuk ka nevojë që ta mbajë barrën e projekteve të gabuara të Hashim Thaçit. Unë mendoj që duhet ta prish që sot dhe është dashur edhe më herët, pra jemi vonë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë LDK-ja duhet ta prish koalicionin me PDK-në, ngase kjo e fundit asnjëherë nuk e ka mbajtur premtimin.

Ajo mendon se PDK-ja po e mban LDK-në me shantazhe dhe kërcënime duke iniciuar mocione të pasinqerta.

“Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem kundër bashkimit të partisë sime me PDK-në dhe që nga momenti i parë dhe akoma vazhdoj të mendoj që LDK-ja është ajo që duhet ta prish koalicionin me PDK-në. Për shkak se është në koalicion me një partner që nuk e ka mbajt fjalën dhe me një partner që vazhdimisht e mban në presion LDK-në me kërcënim të ndryshme dhe me iniciativa të pasinqerta”, ka thënë ajo.

Osmani mendon se edhe nëse nuk votohet Demarkacioni, për shkuarjen apo jo në zgjedhje duhet të vendosin 61 deputetë.

“Nëse Parlamenti do të shpërbëhet apo jo përfundimisht do të jetë vendim i deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe nëse demarkacioni dështon ajo nuk qon automatikisht në zgjedhje. Duhet patjetër të organizohet një votim i Kuvendit të Kosovës pra duhet të ketë pajtim politik të më shumë se 61 deputetëve dhe nëse ata deputetë dëshirojnë ta qojnë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ditëve të fundit janë shtuar zëra edhe nga radhët e PDK-së që dëshirojnë të prishin koalicionin me PDK-në dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

 

Të ngjashme