Osmani: “Mbetjet” e Millosheviqit ende janë në Serbi

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 11:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se për luftën çlirimtare të Kosovës, UÇK-në e gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia, nuk janë të nevojshme rezolutat pasi konfirmohet përditë një gjë e tillë.

Ajo u pyet nga mediat për rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë lidhur me raportin e Dick Martyt, e për çka u përgjigj se historia nuk mund të zhbëhet.

Osmani theksoi se edhe sot në Serbi ekzistojnë mbetjet e mendësisë së Millosheviqit.

“Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot, që lufta çlirimtare e Kosovës, lufta çlirimtare e UÇK-së nuk mund të zhbëhet nga askush. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh sepse e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal i udhëhequr nga Millosheviqi, mbetjet e të cilit akoma janë në Serbi, në kontekst të mentalitetit”, tha ajo.

Osmani theksoi se Dick Marty ka tentuar ta shtrembëroj të vërtetën, teksa se Serbia përmes komplotesh përpiqet ta fajësojë Kosovën.

“Dick Marty ka tentuar të shtrembëroj të vërtetën që ka ndodhur në Kosovë, një luftë gjenocidale e Serbisë kundër popullit të Kosovës, por përgjigjen e ka marrë edhe nga vet prokurorë të Speciales. Serbia edhe sot vazhdon që të përgatisë lloj-lloj komplotesh e lloj-lloj sulmesh siç kanë tentuar kundër vetë Martyt që ta fajësonte më pas Kosovën, të gjitha këto vërteta ne i themi në çdo cep të botës”.

Osmani u pyet për vizitë tek të akuzuarit e Gjykatës Speciale që po mbahen në Hagë. Tha se nuk kanë rëndësi vizitat sa të sigurohet shteti që ata që po akuzohen të kenë mbrojtjen e nevojshme.

“Ne nuk harrojmë. Kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh. Nuk e harrojmë, sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme