Osmani mbjellë një pemë përpara Kuvendit me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit

Prishtinë | 05 Qer 2020 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Ditës Botërore të Mjedisit, kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Vjosa Osmani, e shoqëruar nga nënkryetari Kujtim Shala dhe bashkëpunëtorët, kanë mbjellë një pemë në hapësirën përpara objektit të këtij institucioni, shkruan EO.

Dita Botërore e Mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti.

Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

Fotografia e Kuvendi i Kosovës - Skupština Kosova

Të ngjashme