Osmani me bashkëshortin do të marrin pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë ftesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeth II, thuhet në një komunikatë të Zyrës së presidentes.

Të dielën, ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator. Të hënën ndërkaq do të jenë prezent në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II, e më pas në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, Presidentja Osmani do të takohet edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta.

Të ngjashme