Osmani me liderët tjerë të Ballkanit në drekë pune, mungon Vuçiqi

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të “Brdo-Brijumit”, të mbajtur në Slloveni.

Në tryezën pas Samitit, ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, mori pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të Brdo-Brijumit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të presidentit malazez në Facebook, ndërsa janë publikuar edhe disa fotografi.

Të ngjashme