Osmani: Mocioni u planifikua nga PDK-ja

Prishtinë | 10 Maj 2017 | 13:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka kritikuar zëshëm Partinë Demokratike të Kosovës, për keqpërdorim të të gjitha marrëveshjeve për qeverisje.

Aj ka thënë se këto ditë janë bërë shumë lojëra, duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së me fjalën “Ujku qimen e ndërron por zanatin se harron”.

Këto deklarata ajo i ka bërë pas mbështetjes që u tha se PDK do t’i jap mocionit për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Ajo tha se që nga dita e parë ka qenë kundër koalicionit. Kjo nismë e sotme është e planifikuar nga PDK-ja.

“Kjo nismë është e planifikuar nga PDK-ja dhe sot do të mund të ekzekutohet nga ta. E gjithë kjo është e planifikuar nga kryetari Veseli që tashmë po bënë fushatë dhe që ka filluar tash e disa muaj për zgjedhje”, ka thwnw ajo.

“PDK-ja ka kërkuar që demarkacioni të sillet në Kuvend për të dështuar. Unë dua sot t’i bëjë thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë rastin ‘Axcos’”, ka thënë ajo.

Të ngjashme